Yamali mund të mungojë dy ndeshjet e para të Botërorit
Sport
May 18, 2026 - 17:49
Lamine Yamal po vazhdon rikuperimin e tij nga lëndimi.
Lëndim ky i cili mbylli sezonin për 18-vjeçarin, më herët se që e kishte planifikuar.
Rikthimi i tij do të jetë në Botëror, por që spanjolli pritet të mos jetë as në ndeshjet e para të Spanjës ndaj Cape Verdes dhe Arabisë Saudite.
Yamal, pati një sezon mbresëlënës me Barcelonën, ku arriti të shënonte 24 gola dhe 18 asistime në 45 paraqitje dhe arriti të fitonte përsëri La Ligën, për të dytin vit radhazi.