Trepça sërish kampion apo ëndrra për Bashkimin vazhdon? Nesër finalja dramatike

Trepça sërish kampion apo ëndrra për Bashkimin vazhdon? Nesër finalja dramatike

Sport May 19, 2026 - 17:19

Kampioni i basketbollit kosovar mund të shpallet nesër!

Sfida e katërt mes Bashkimit dhe Trepçës në serinë e finaleve do të jetë me dy qëllime.

Prizrenasit synojnë fitoren për të ngushtuar serinë finale në 3:1, kurse mitrovicasit për të rrëmbyer trofeun për herë të tretë radhazi.

Finalja e nesërme luhet në palestrën ‘Sezai Surroi’ dhe pritet të jetë spektakolare.