Valmir Matoshi shënon golin e parë me Kosovën
Sport
June 07, 2026 - 21:53
Prurja e re e kombëtares së Kosovës, Valmir Matoshi, ka shënuar në debutimin e tij në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e tij të dytë me kombëtaren.
Matoshi shënoi për golin e tretë, në miqësoren ndaj Andorrës.
22-vjeçari shënoi gol në minutën e 77-të, duke gjetur rrjetën e golit kundërshtar me një goditje me kokë, pas një skeme prej një goditje dënimi.
Matoshi u ftua për herë të parë këtë grumbullim, pasi e la Zvicrën për Kosovën.
Ai është pjesë e Thunit në Zvicër, i cili është kampion i Superligës zvicerane.