Ylli i Iranit: Ka tensione, por ne duam ta promovojmë paqen, politika jashtë futbollit

Ylli i Iranit: Ka tensione, por ne duam ta promovojmë paqen, politika jashtë futbollit

Sport June 13, 2026 - 10:10

Sulmuesi i Iranit, Mehdi Taremi, ka folur për atmosferën që e rrethon Kombëtaren iraniane përpara nisjes së Botërorit 2026, në një moment të ndjeshëm për shkak të zhvillimeve politike dhe tensioneve në rajon.

Kapiteni iranian e pranoi se situata aktuale krijon shqetësime, por theksoi se skuadra synon ta përçojë një mesazh pozitiv përmes futbollit.

“Ka tensione dhe sigurisht që nuk është një periudhë e lehtë. Megjithatë, ne do të përpiqemi ta promovojmë paqen dhe miqësinë përmes sportit. Futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit”, deklaroi Taremi, përcjell “Gazeta Express”.

Ylli iranian nënvizoi se politika nuk duhet të ndikojë në garën sportive dhe se vëmendja e ekipit mbetet e përqendruar te paraqitja në fushë.

“Shpresoj që politika të mbetet jashtë futbollit. Ne jemi këtu për të luajtur, për ta përfaqësuar popullin tonë dhe për të dhuruar emocione për tifozët”, u shpreh sulmuesi.

Irani do të debutojë në Grupin G të Botërorit 2026, ku do të përballet me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandën e Re, ndërsa Taremi mbetet figura kryesore e skuadrës aziatike në kërkim të një ecurie historike në turne.