Rrufe dhe shi i fortë, ndeshja Brazil-Marok mund të përballet me vonesa
Përballja e shumëpritur mes kombëtares së Brazilit dhe asaj të Marokut në kuadër të Grupit 3 të Kupës së Botës 2026, mund të përballet me vonesa për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në New Jersey.
Reshjet e dendura të shiut dhe rreziku nga rrufetë kanë ngritur shqetësime serioze te organizatorët vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes, e cila do të zhvillohet në stadiumin ‘MetLife’.Sipas rregulloreve të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, çdo aktivitet elektrik brenda një rrezeje prej 12.8 kilometrash nga stadiumi detyron menjëherë pezullimin ose shtyrjen e ndeshjes.
Në raste të tilla, lojtarët largohen nga fusha dhe tifozët udhëzohen të strehohen në zonat e sigurta të stadiumit.Rregullat parashikojnë një periudhë pritjeje prej të paktën 30 minutash, por çdo rrufe e re në afërsi rinis numërimin nga fillimi, duke rritur mundësinë për vonesa të gjata.
Organizatorët po e monitorojnë vazhdimisht situatën meteorologjike dhe pritet të marrin vendimin përfundimtar në varësi të përkeqësimit të kushteve para ose gjatë ndeshjes.
Pavarësisht shqetësimeve, interesi për këtë super-përballje mbetet i jashtëzakonshëm, pasi si Brazili ashtu edhe Maroku synojnë ta nisin Botërorin me fitore.