Emocionet e Botërorit vazhdojnë, këto dy ndeshje luhen sot
Faza e grupeve në Kampionatin Botëror po hyn në një moment vendimtar, teksa kombëtaret synojnë të bëjnë hapa të rëndësishme drejt kualifikimit.
Ndeshjet e dyta të grupeve vazhdojnë sot me dy përballje që pritet të tërheqin vëmendjen e tifozëve në mbarë botën.
Në takimin e parë të ditës, Spanja do të përballet me Arabinë Saudite në një duel ku të dyja skuadrat synojnë triumfin e parë në këtë edicion të Botërorit.
Pas barazimeve në ndeshjet hapëse, fitorja shihet si objektiv i domosdoshëm për të mbajtur gjallë shpresat për avancim në fazën tjetër.
Më vonë, Belgjika do të sfidojë Iranin në një tjetër përballje me rëndësi të madhe për renditjen në grup. Edhe këto dy kombëtare janë në kërkim të tre pikëve të para, që mund të rezultojnë vendimtare në garën për kualifikim.
Ndeshja mes Spanjës dhe Arabisë Saudite do të nisë në orën 18:00, ndërsa Belgjika dhe Irani do të zbresin në fushë nga ora 21:00.
