Zyrtare: Ermal Krasniqi transferohet te klubi nga Superliga e Turqisë

Zyrtare: Ermal Krasniqi transferohet te klubi nga Superliga e Turqisë

Sport June 26, 2026 - 14:36

Sulmuesi anësor nga Kosova, Ermal Krasniqi, ka kompletuar transferimin te klubi Amedspor, i cili bën garë në Superligën e Turqisë.

Klubi kurd, Amedspor ka njoftuar sot (e premte) zyrtarisht transferimin e Ermal Krasniqit nga Legia Varshava.

Reprezentuesi 27-vjeçar i Kosovës ka kompletuar huazimin tek Amedspor pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore.

Njoftimi erdhi faqja zyrtare e Amedspor në rrjetet sociale me anë të një video ku shkruante: “Ju mirëpresim Ermal Krasniqi”.

Vlen të theksohet se pjesë e klubit turk janë edhe djaloshi tjetër nga Kosova, Florent Hasani dhe trajneri Besnik Hasi, i cili është zyrtarizuar para disa ditësh.