Mbyllet pjesa e parë mes Brazilit dhe Norvegjisë, ky është rezultati
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Brazilit dhe Norvegjisë, e cila po luhet në stadiumin “MetLife” në New Jersey.
Kjo përballje po zhvillohet në kuadër të fazës së 1/8 së finales të Botërorit 2026.
Pas 45-minutëshit të parë, dy kombëtaret iu drejtuar zhveshtoreve me rezultat të barabartë – pa gola.
Brazili kishte mundësinë më të mirë që të dalë në epërsi në këtë ndeshje, mirëpo nuk arriti ta shënojë penalltinë.
Bruno Guimaraes ishte ai që dështoi nga pika e bardhë, pasi goditjen e tij e priti portieri Nyland i Norvegjisë, në minutën e 14-të të ndeshjes.
Posedimi shkoi në favor të Norvegjisë në këtë pjesë të parë, por që nuk arriti të rrezikojë edhe aq shumë.
Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në çerekfinale ndaj fituesit të ndeshjes Meksikë – Angli, që zhvillohet në ora 02:00 të mëngjesit së 6 korrikut.
Deri më tash është i konfirmuar vetëm një çift i çerekfinales, Maroku – Franca.