“Përballje titanësh”, sonte gjysmëfinalja Francë - Spanjë

“Përballje titanësh”, sonte gjysmëfinalja Francë - Spanjë

Sport July 14, 2026 - 09:55

Finale pas finales mund të cilësohet përballje e sotme mes Francës dhe Spanjës.

Dy gjigantët e futbollit ballafaqohen me fillim nga ora 21:00, në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Botëror 2026.

“Gjelat” dhe “Furia e kuqe” takimin do ta zhvillojnë në stadiumin “AT.T” në Arlington.

Loja pritet të dhurojë spektakël për adhuruesit e futbollit anekënd botës.

Ndeshjen e fundit mes tyre në UEFA Nations League e kishte fituar Spanjë me shifrat 5:4.

Deri tani këto dy kombëtare janë përballur 38 herë në ndeshje zyrtare në kompeticione të ndryshme.

Spanja ka triumfuar 18 herë, Franca 13, derisa 7 herë përballjet mes tyre janë mbyllur baras. /Klankosova.tv.