Spanja mposht Francën dhe kalon në finalen të Kupës së Botës
Sport
July 14, 2026 - 23:19
Spanja ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës së Botës 2026.
Kampioni në fuqi i Europës triumfoi pastër 2:0 ndaj nënkampionit të botës, Francës.
Dueli ishte i dominuar pothuajse vazhdimisht nga spanjollët, që nuk i dhanë gjasa “Gjelave”.
Një penallti e fituar nga Lamine Yamal u shndërrua në gol nga Mikel Oyarzabal në minutën e 22-të të ndeshjes.
Me epërsinë minimale, Spanja shkoi në pushimin mes pjesëve.
Në minutën e 58-të, Pedro Porro realizoi për 2:0 që në fund ishte edhe epilogu i këtij takimi.
Tashmë në finale, Spanja do ta presë fituesin e duelit mes Argjentinës dhe Anglisë.
Në anën tjetër, Franca e pret humbësin e kësaj ndeshjeje në duelin për vendin e tretë.