Manchester City blindon Dokun dhe Khusanovin, rinovojnë deri në vitin 2031
Sport
July 24, 2026 - 15:22
Manchester City ka siguruar të ardhmen e dy prej futbollistëve të saj më premtues, Jeremy Doku dhe Abdukodir Khusanov kanë vazhduar kontratat me klubin anglez deri në qershor të vitit 2031.
Sulmuesi belg Doku iu bashkua “Qytetarëve” në vitin 2023 nga Rennes dhe ka qenë një prej lojtarëve më të rrezikshëm në repartin ofensiv falë shpejtësisë dhe aftësive të tij në driblim.
Ndërkohë, mbrojtësi uzbek Khusanov u transferua te City në janar të vitit 2025 dhe ka bindur klubin me paraqitjet e tij të mira në prapavijë.
Me këto rinovime, Manchester City vazhdon projektin afatgjatë të ndërtimit të skuadrës, duke mbajtur në “Etihad” dy lojtarë që konsiderohen pjesë e rëndësishme e së ardhmes së klubit.