E rrëzoi dy herë dhe ishte afër ta nokautonte, shikoni momentet më të mira të përballjes Joshua – Prenga

E rrëzoi dy herë dhe ishte afër ta nokautonte, shikoni momentet më të mira të përballjes Joshua – Prenga

Sport July 26, 2026 - 09:11

Anthony Joshua në orët e mesnatës arriti fitore ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga.

Edhe pse Prenga e nisi fuqishëm në raundin e parë për ta hedhur dy herë në dysheme britanikun, ky i fundit u rikthye në raundin e dytë për të fituar me një nokaut.

Prenga ishte larg më i mirë në raundin e parë, sidoqoftë fatkeqësisht nuk e tregoi të njëjtën në një raund më pas, me Joshuan që i dha tre goditje para se ta rrëzonte në tokë.

Kësisoj, Joshua regjistroi fitore me nokaut për ta siguruar njëkohësisht edhe përballjen me ish-kampionin e botës, Tyson Fury.

Për të gjithë ju që nuk keni mundur ta shihni meçin, “DAZN” ka publikuar pamjet më të mira në një video treminutëshe.

Ndërkohë, Joshua shfaqi respekt të madh edhe për familjen e Kristian Prengës, që ishin të veshur me veshje tradicionale shqiptare, si dhe festoi me flamurin shqiptar.