FIFA heq dorë nga plani kontrovers për investime në Kupën e Botës

FIFA heq dorë nga plani kontrovers për investime në Kupën e Botës

Sport August 01, 2026 - 08:31

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga plani kontrovers për të shitur pjesë të të drejtave në garat kryesore të organit qeverisës të futbollit, pas kundërshtimeve të shumta.

Infantino tha se ishte bërë e qartë se projekti kishte “krijuar përçarje”, të cilat “nuk janë më në interes të objektivit fillestar”.

“Si rezultat, ky propozim nuk do të vazhdojë”, deklaroi ai.

Sipas planit, Infantino u kishte ofruar të gjitha 211 federatave anëtare të FIFA-s nga 40 milionë dollarë (rreth 30 milionë funte) nëse do të mbështesnin propozimin për investime private në turnetë e FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës për meshkuj dhe atë për femra, raporton BBC./rtk