Kosova me dy ekipe kombëtare të futbollit në “Taranto 2026”
Sport
August 14, 2026 - 15:11
Kosova do të përfaqësohet me dy ekipe kombëtare në disiplinën e futbollit në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që do të zhvillohen në Itali.
Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive, ngjyrat dardane do t’i mbrojnë Kombëtarja U21 e djemve dhe Kombëtarja U18 e vajzave.
Grupi B (Djemtë U21)
Kosova
Italia
Shqipëria
Algjeria
Grupi B (Vajzat U18)
Kosova
Shqipëria
Sllovenia
Dy ekipet tona do të kenë mundësinë të përballen me përfaqësuese të tjera mesdhetare dhe të përfaqësojnë Kosovën në një prej ngjarjeve më të rëndësishme shumësportëshe.