Enrique: Shumë lojtarë nuk i përshtaten projektit tonë te PSG-ja
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka folur për aktivitetin e klubit në afatin kalimtar të verës, duke theksuar se prioritet mbetet gjetja e lojtarëve që përshtaten me filozofinë e tij të lojës.
PSG-ja ka afruar deri tani Lucas Digne, Maghnes Akliouche dhe Ferran Torres, ndërsa në ditët në vijim pritet të bashkohen me skuadrën edhe Mika Godts nga Ajax dhe Zion Suzuki nga Parma.
Enrique ka bërë të qartë se klubi nuk kërkon thjesht të afrojë emra të rinj, por lojtarë që mund t’i përshtaten mënyrës së lojës dhe kërkesave të stafit teknik.
Sipas tij, shumë futbollistë dëshirojnë të transferohen te PSG-ja, por jo të gjithë kanë cilësitë e nevojshme për t’u bërë pjesë e projektit sportiv të klubit.
Trajneri spanjoll ka nënvizuar se qëllimi është që PSG-ja të vazhdojë të luajë futboll tërheqës, duke ruajtur një identitet të qartë dhe një filozofi të vetën në fushë.
Enrique ka pranuar gjithashtu se është i përfshirë në procesin e negociatave për transferimet, por ka bërë të ditur se do të flasë më gjerësisht për merkaton vetëm pasi të mbyllet afati kalimtar.
Në këtë mënyrë, PSG-ja pritet të vazhdojë të jetë aktive në tregun e kësaj verë, por me fokus të veçantë te lojtarët që mund të përshtaten me kërkesat taktike të Luis Enriques./rtk