Historike: Kosova shënon fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare në volejboll

Historike: Kosova shënon fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare në volejboll

Sport August 21, 2026 - 14:19

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka shkruar histori në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Vashat kosovare kanë triumfuar bindshëm 3:0 ndaj Algjerisë, në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të Grupit B.

Kosova e dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke mos i dhënë shumë hapësirë kundërshtares dhe duke e mbyllur sfidën në vetëm tre sete: 25:19, 25:10, 25:14

Pas humbjes 0:3 ndaj Greqisë në debutim, kjo fitore përbën një reagim të jashtëzakonshëm të përfaqësueses kosovare dhe një moment të rëndësishëm për volejbollin e Kosovës në skenën e Lojërave Mesdhetare. Kosova po merr pjesë për herë të parë me ekipet e volejbollit në këtë ngjarje madhore sportive.

Me këtë fitore, Kosova merr një shtysë të madhe në garën e Grupit B, ku pjesë janë edhe Greqia dhe Maqedonia e Veriut.