Arsenali e dominon formacionin ideal të Premirligës

Arsenali e dominon formacionin ideal të Premirligës

Sport August 25, 2026 - 23:31

Arsenali ka pasur përfaqësimin më të madh në formacionin ideal të vitit të PFA-së (Shoqata Profesionale e Futbollistëve) për sezonin 2025/26, me pesë futbollistë të përzgjedhur në njëmbëdhjetëshen më të mirë të Premier League.

Në formacionin ideal janë përfshirë portieri David Raya, mbrojtësit Gabriel Magalhaes, William Saliba dhe Jurrien Timber, si dhe mesfushori Declan Rice.

Manchester City ka tre përfaqësues në këtë formacion: Nico O'Reilly, Rayan Cherki dhe Erling Haaland. Në sulm është përfshirë edhe Antoine Semenyo, i cili sipas përzgjedhjes së PFA-së është pjesë e Manchester Cityt.

Manchester United përfaqësohet nga Bruno Fernandes, ndërsa Igor Thiago i Brentfordit plotëson treshen e sulmit.

Formacioni ideal i PFA-së për sezonin 2025/26:

Portier: David Raya (Arsenal)

Mbrojtës: Gabriel Magalhaes (Arsenal), Nico O'Reilly (Manchester City), William Saliba (Arsenal), Jurrien Timber (Arsenal)

Mesfushorë: Bruno Fernandes (Manchester United), Declan Rice (Arsenal), Rayan Cherki (Manchester City)

Sulmues: Erling Haaland (Manchester City), Antoine Semenyo (Manchester City), Igor Thiago (Brentford)