Edhe Flaka Loxha fiton të bronztën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Edhe Flaka Loxha fiton të bronztën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Sport August 28, 2026 - 20:42

Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Loxha e ka siguruar medaljen pasi në duelin për bronz e ka mposhtur me ippon turken Aysenur Budak. Ajo e ka fituar takimin me ippon dhe ka siguruar medaljen e bronztë për Kosovën.

Kosovarja e ka nisur garën duke qenë e lirë në xhiron e parë, ndërsa në çerekfinale është përballur me italianen Michela Terranova. Loxha ka triumfuar ndaj saj me yuko në kohën shtesë dhe u kualifikua në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Loxha është përballur me kroaten Ana Viktorija Puljiz. Pas një lufte të fortë, Puljiz ka triumfuar dhe Loxha është detyruar të luftojë për medaljen e bronztë.

Kjo është medalja e tretë e Kosovës në xhudo gjatë ditës së sotme në “Taranto 2026”, pas sukseseve të Fatjona Kasapit dhe Akil Gjakovës.