Malisheva “arrë e forte” për Gjilanin, Isgandarli shkëlqen me het-trik
Sport
September 06, 2026 - 18:10
Malisheva ka vazhduar me rezultate pozitive për të fituar në shtëpi ndaj Gjilanit.
Vendasit arritën pikët e plota me një triumf komod 3-1 në “Liman Gegaj”.
Isgandarli pas vetëm nëntë minutave lojë përfitoi nga asistimi i Xhylanit për ta kaluar Malishevën në epërsi (9’).
Megjithatë, Gjilani u këndell përmes Oltion Bilallit që realizoi pas asistmit të Thaqit (19’).
Sidoqoftë, Isgandarli bëri heroin edhe në pjesën e dytë. Brenda katër minutave ai shënoi edhe dy gola të tjerë për ta vulosur fitoren prej 3-1 (71’, 75’).
Me këtë fitore, Malisheva merr “timonin” e Superligës me 10 pikë pas katër xhirove, ndërsa Gjilani bie në pozitën e gjashtë me shtatë sosh.