Haalandi merr vendimin befasues për të ardhmen e tij te Man City

Haalandi merr vendimin befasues për të ardhmen e tij te Man City

Sport September 10, 2026 - 09:34

Erling Haaland po planifikon të largohet nga futbolli anglez në fund të sezonit 2026/27, pasi ka shprehur pakënaqësinë e tij me udhëheqjen e Manchester Cityt nën drejtimin e Enzo Marescas.

Skuadra angleze mund të përballet kështu me një ndryshim të madh në afatin kalimtar të transferimeve. Sipas The Sun, agjentët e sulmuesit norvegjez kanë zhvilluar tashmë takime informale në Londër dhe Paris me përfaqësues të Barcelonës, klub që po shqyrton mundësinë e aktivizimit të klauzolës së lirimit prej 175 milionë eurosh të përcaktuar në kontratën e tij.

Reprezentuesi norvegjez, 26 vjeç, është në sezonin e tij të pestë në Ligën Premier me Manchester Cityn, kompeticion ku që prej transferimit të tij nga Borussia Dortmundi ka arritur të fitojë të gjithë titujt zyrtarë.Megjithatë, sulmuesi nuk është i kënaqur me zhvillimet e fundit në klub. Ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në pakënaqësinë e tij është emërimi i Enzo Marescas si pasues i Pep Guardiolës në stolin e Manchester Cityt.

Në anën tjetër, Joan Laporta dhe Deco po kërkojnë të transferojnë një sulmues të nivelit të lartë, pasi tentativa për Julian Alvarez ishte penguar nga refuzimi i Atletico Madridit për të negociuar.Profili i Haalandit përshtatet me planet e Barcelonës, ndërsa klauzola e tij prej 175 milionë eurosh do të bëhet aktive në vitin 2027. Kjo shumë është e ngjashme me shumën që fillimisht ishte propozuar për sulmuesin argjentinas.

Pavarësisht spekulimeve për një transferim të mundshëm te rivali i përjetshëm i Barcelonës, Haaland e ka përjashtuar mundësinë e transferimit te Real Madrid.

Norvegjezi beson se prania e njëkohshme e Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Yan Diomande do të krijonte një çekuilibër në ndarjen e roleve brenda dhomës së zhveshjes së Real Madridit.