Simeone: Barcelona janë në një tjetër dimension

Simeone: Barcelona janë në një tjetër dimension

Sport September 21, 2026 - 19:08

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka mbetur pa fjalë nga forma spektakolare e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick, duke deklaruar hapur se katalanasit janë skuadra më e mirë në botë për momentin.

Gjatë një interviste të sinqertë për rrjetin e famshëm mediatik ESPN, tekniku argjentinas pranoi supremacinë e rivalëve të tyre direkt në La Liga. Pasi analizoi ecurinë e fundit të blaugranave, Simeone lëshoi një deklaratë që po bën xhiron e rrjetit.

“Më duket sikur Barcelona po luan një sport ndryshe nga ai që luajmë ne.”

Simeone u ndal veçanërisht te efikasiteti i frikshëm dhe shpërthimi i yjeve të sulmit, duke vlerësuar se si skuadra ka gjetur zgjidhje goli edhe pa një sulmues klasik të mirëfilltë në momente të caktuara.

“Ata nuk kishin një numër 9, pastaj u shfaq Raphinha dhe shënoi 12 gola, ndërsa Yamal, nëse nuk gabohem, ka shënuar 7 gola,” u shpreh timonieri i Atleticos.