Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit

Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit

Sport September 19, 2026 - 14:56

Përzgjedhësi i Kombëtares U21 të Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.

Dardanët e rinj do t’i zhvillojnë tri ndeshje, fillimisht në udhëtim ndaj San Marinos, ndërsa më pas do të përballen me Qipron dhe Finlandën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e parë ndaj San Marinos zhvillohet më 24 shtator, nga ora 20:30, në “San Marino Stadium” në Serravalle.

Pesë ditë më vonë, më 30 shtator, Kosova U21 pret Qipron në Prishtinë, me ndeshjen që nis në ora 19:00.

Sfida e fundit e këtij cikli është ajo ndaj Finlandës, më 6 tetor, po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 19:00.

Këto tri përballje do të jenë të rëndësishme për Dardanët e rinj në rrugëtimin drejt kualifikimit në Evropianin U21 të vitit 2027.

Image