Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri-Kosovë

Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri-Kosovë

Sport September 26, 2026 - 11:41

Për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Austrisë dhe Kosovës, që zhvillohet të dielën në Vjenë, janë vendosur masa të rrepta sigurie.

Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe pjesëve të mëdha të zonës së parkut publik të Praterit, nga ora 10:00 deri në 22:00, raporton 5 Minuten Osterrich, transmeton Klankosova.tv.

Zona e sigurisë do të përfshijë, ndër të tjera, zonën e metrosë, Olympiaplatzin e pjesë të tjera të

Personat që hyjnë në zonë të ndaluar rrezikojnë gjobë deri në një mijë euro, ndërsa në rast përsëritjeje gjoba mund të shkojë deri në katër mijë e 600 euro.

Policia ka të drejtë të largojë nga zona personat që konsiderohen si rrezik potencial për sigurinë dhe t’ua ndalojë hyrjen.

Edhe në hyrje të stadiumit do të ketë kontrolle të detajuara të tifozëve dhe çantave. Kush refuzon kontrollin nuk do të lejohet të hyjë në stadium dhe nuk do të ketë të drejtë për kompensim për biletën. /klankosova