Zbutet epërsia e Austrisë, Kosova shënon nga penalltia
Sport
September 27, 2026 - 19:47
Kombëtarja e Kosovës e ka zbutur epërsinë në ndeshjen ndaj Austrisë.
Është Edon Zhegrova që ka shënuar nga penalltia.
Zhegrova shënoi në minutën e 83-të.
Austria po fiton 3-1, megjithatë.
Kjo ndeshje po luhet në kuadër të Ligës së Kombeve, xhiroja e dytë në Ligën B.