Rangnick kërkon fitoren në Prishtinë: Austria synon tri pikët ndaj Kosovës

Rangnick kërkon fitoren në Prishtinë: Austria synon tri pikët ndaj Kosovës

Sport October 03, 2026 - 14:00

Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se skuadra e tij udhëton në Prishtinë me synimin për të marrë tri pikët ndaj Kosovës në ndeshjen e katërt të grupit në Ligën e Kombeve.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës, trajneri i Austrisë ka folur për pritshmëritë e skuadrës së tij dhe mënyrën se si e sheh përballjen në Prishtinë të dielën nga ora 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri.

Trajneri austriak ka bërë të qartë se objektivi i skuadrës së tij është fitorja, duke e krahasuar këtë ndeshje me atë ndaj Irlandës.

“Natyrisht, nuk duam të humbim në Prishtinë. Por ne duam t’i marrim tri pikët, ashtu siç donim në Irlandë. Në pjesën e dytë luajtëm me të gjitha forcat dhe morëm një pikë”, përfundoi trajneri i Austrisë. 

Rangnick ka konfirmuar gjithashtu se në dispozicion ka pothuajse të gjithë futbollistët për këtë përballje. Përjashtim bën Carney Chukëuemeka, i cili mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Kosovës.

Përballja në Prishtinë pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për të dyja skuadrat, me Austrinë që kërkon pikët e plota dhe Kosovën që synon të shfrytëzojë faktorin fushë për t’u rikthyer te tri pikët. /Telegrafi