1.3 milionë euro për fushën e “Fadil Vokrrit”, por ankesat nuk kanë të ndalur
1.3 milionë euro janë shpenzuar për rinovimin e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, por ankesat për gjendjen e saj nuk kanë të ndalur.
Në vend që fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” të ishte një prej pikave më të forta të impiantit (pasi ishte investim i madh), vitet e fundit ajo është shndërruar vazhdimisht në objekt kritikash nga kundërshtarët, por edhe nga njerëz brenda futbollit kosovar.
Ankesat nuk janë të reja dhe as të izoluara.
Që nga gushti i vitit 2024, kur trajneri i Legia Varshavës ngriti shqetësime për gjendjen e fushë
“Fusha nuk është në gjendje shumë të mirë, për shkak se gjatë verës shumë ekipe kanë luajtur këtu. Ne e dimë që kjo gjendje e fushës vlen për të dyja ekipet. E kuptoj kritikën e Rangnickut”, ka deklaruar Foda.
Vendosja e tapetit të ri në stadiumin “Fadil Vokrri” kishte ndodhur në qershor të vitit 2024.
Ky investim ishte përkrahur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me 1.3 milionë euro të shpenzuara.
“Fusha hibrid e cila do të vendoset në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë”, pati shkuar më 29 mars të vitit 2024 në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në prill të vitit 2024 ishte hequr në tërësi bari i shumëkritikuar i fushës në “Fadil Vokrri”.
Më 24 nëntor të vitit të 2023, stadiumi ishte mbyllur për shkak të gjendjes shumë të keqe të fushës.
Fusha ishte dëmtuar për shkak të ngarkesës së madhe dhe mirëmbajtjes jo të duhur.
Kishte pasur shumë kritika për gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”, madje me një lojtar të Izraelit që e kishte krahasuar me stallë derrash.
s, kritikat kanë vazhduar në periudha të ndryshme.
I pari që pati ankesa për fushën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ishte trajneri i Legia Varshavës, Gonçalo Feio, i cili pas fitores ndaj Dritës në Prishtinë, tha se gjendja e fushës nuk ia lejoi skuadrës së tij të bëjë lojën e duhur.
“Nuk e prisja që fusha të kishte një ndikim kaq të madh në rrjedhjen e ndeshjes. Duke parë skuadrën time, pyesja vetën nëse kishim bërë gjënë e duhur në stërvitje në Poloni, sepse vërtetë nuk mund ta përballonim fushën. Ishte e vështirë për të lëvizur topin, kjo është diçka për të menduar. Ishte një ndeshje në një teren të vështirë, kishte kushte jo të mira”, ishte shprehur ai.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se ngarkesa e nyjeve të futbollistëve pas një ndeshje në një fushë të tillë është më e madhe, duhet të kemi kujdes”, kishte thënë ai.

Në shtator të po atij viti, ishte Rumania që u ankua për gjendjen e terrenit.
Përzgjedhësi i atëhershëm i Rumanisë, i ndjeri Mircea Lucescu u ankua për gjendjen e fushës, ende pa u luajtur ndeshja. Madje, nga Federata e Rumanisë kishin thënë për mediumet rumune, se edhe futbollistët e kombëtares së Kosovës ishin ankuar për barin e stadiumit.

Ankesa e radhës erdhi në mars të këtij viti. Ndonëse jo zyrtarisht – në konferencë ose media – ylli i kombëtares së Turqisë, Kenan Yildiz u pa në një video duke parë nga afër fushën e stadiumit tonë e duke mos i pëlqyer fare gjendja e saj.
Ankesë më e ashpër erdhi gjatë ditës së sotme, 3 tetor 2026, nga trajneri i kombëtares së Austrisë, Ralf Rangnick.

Ai në konferencë për shtyp, para ndeshjes Kosovë – Austri, që luhet në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve, në Ligën B, tha se kjo ishte fusha më e keqe që e kishte parë ndonjëherë.
“Është komplet ndryshe. Në Vjenë luajtëm në një terren të freskët, të sapo rinovuar. Në Prishtinë kam parë një terren jo shumë të mirëmbajtur. Është e pakuptimtë. Moti është i mirë dhe terreni duhej të ishte në nivel”, tha ai.

Edhe trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka pranuar se gjendja nuk është më e mira e mundshme, por që terreni do të jetë i njëjtë për dy kombëtaret.

“Fusha nuk është në gjendje shumë të mirë, për shkak se gjatë verës shumë ekipe kanë luajtur këtu. Ne e dimë që kjo gjendje e fushës vlen për të dyja ekipet. E kuptoj kritikën e Rangnickut”, ka deklaruar Foda.
Vendosja e tapetit të ri në stadiumin “Fadil Vokrri” kishte ndodhur në qershor të vitit 2024.
Ky investim ishte përkrahur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me 1.3 milionë euro të shpenzuara.
“Fusha hibrid e cila do të vendoset në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë”, pati shkuar më 29 mars të vitit 2024 në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në prill të vitit 2024 ishte hequr në tërësi bari i shumëkritikuar i fushës në “Fadil Vokrri”.
Më 24 nëntor të vitit të 2023, stadiumi ishte mbyllur për shkak të gjendjes shumë të keqe të fushës.
Fusha ishte dëmtuar për shkak të ngarkesës së madhe dhe mirëmbajtjes jo të duhur.
Kishte pasur shumë kritika për gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”, madje me një lojtar të Izraelit që e kishte krahasuar me stallë derrash.

Në fund të nëntorit 2023, UEFA po ashtu nuk e kishte lejuar Ballkanin të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me ndeshjen e Ligës së Konferencës që ishte zhvendosur në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Pos, kombëtares së Kosovës e grupmoshave të reja të Kosovës, në “Fadil Vokrri” luan edhe Prishtina, por edhe të gjithë klubet kosovare që luajnë në garat evropiane. /express