Vedat Muriqi thotë se do të jetë i gatshëm ndaj Austrisë

Vedat Muriqi thotë se do të jetë i gatshëm ndaj Austrisë

Sport October 03, 2026 - 15:29

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka konfirmuar se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme (e diel) ndaj Austrisë, duke sqaruar edhe shqetësimin fizik që pati pas ndeshjes së kaluar.

Vedat Muriqi ka folur para mediave në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme të Kosovës ndaj Austrisë në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 18:00.Sulmuesi kosovar ka bërë të ditur se ka pasur një shqetësim fizik pas ndeshjes së fundit, por ka theksuar se nuk bëhet fjalë për diçka që do ta pengojë të luajë në sfidën e radhës.

Muriqi shpjegoi se shqetësimi lidhet me një lëndim që kishte pësuar rreth një muaj më parë te klubi i tij dhe me ngarkesat që mund të shfaqen gjatë rikuperimit dhe përshtatjes së muskulit.

“Pata një shqetësim pas ndeshjes me Austrinë, pasi para një 1 muaji u pata lënduar me klub edhe derisa adaptohet muskuli ka me pas ngarkesa pas ndërrimit të fushës. Sot do bëj stërvitje dhe nesër do të jem gati”, ka thënë Muriqi në konferencë.

Kështu, Muriqi pritet të jetë në dispozicion të përzgjedhësit të Kosovës për përballjen e nesërme ndaj Austrisë, me sulmuesin që ka konfirmuar gatishmërinë e tij për këtë takim. /telegrafi