“Dardanët” me koreografi interesante në ndeshjen ndaj Austrisë
Sport
October 04, 2026 - 18:48
Tifogrupi i kombëtares së Kosovës, “Dardanët” e ka zbuluar një koreografi interesante gjatë ndeshjes me Austrinë.
Ata madje i kanë nderuar tashmë edhe dy ish-yje të kombëtares së Kosovës, Valon Berishën e Fidan Alitin.
Në koreografinë e parë, “Dardanët” e përshkruan rrugën e kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve.
“Kemi ëndërruar. Kemi vuajtur. Kemi pushtuar”, shkruhet në koreografinë e parë.