“Respekte vlla”, Granit Xhaka reagon pas pensionimit të Valon Berishës

“Respekte vlla”, Granit Xhaka reagon pas pensionimit të Valon Berishës

Sport October 04, 2026 - 21:57

Mesfushori i Sunderlandit Granit Xhaka i ka uruar suksese Valon Berishës, i cili u pensionua nga Kombëtarja e Kosovës.

Në një ceremoni përshëndetëse para ndeshjes me Austrinë, Berisha nuk arriti t’i mbajë lotët derisa duartrokitej nga tifozët e Kosovës.

Berisha ishte një nga lojtarët e parë që erdhi te Kosova kur u pranuam në UEFA dhe FIFA, si dhe do të mbahet mend gjithnjë si golashënuesi i parë në histori, me atë goditjen e famshme ndaj Finlandës.

E një ndër reagimet e ka bërë edhe vetë Xhaka, i cili përmes një “InstaStory” i uroi suksese Berishës.

Ndër të tjera, ai shkroi “Suksese vlla”.

Ndërkohë, Kosova u ndalë në një barazim me Austrinë, sfidë ku padyshim merituam më shumë, por austriakët morën një pikë falë një goli me fat.

Image