Fat i keq për Akil Gjakovën, Dardan Cena vazhdon rrugëtimin në Botërorin e Xhudos

Fat i keq për Akil Gjakovën, Dardan Cena vazhdon rrugëtimin në Botërorin e Xhudos

Sport October 06, 2026 - 09:45

Kampionati Botëror i Xhudos ka nisur me rezultate të ndryshme për Kosovën, me Dardan Cenën, që e kaloi me sukses luftën e parë, ndërsa Akil Gjakova u eliminua që në përballjen e tij të parë.

Dardan Cena e nisi mbarë garën në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke e mposhtur në luftën e parë irlandezin Joshua Green me uazari.

Tani Cena do të ketë përballë një emër të madh të xhudos botërore, legjendën gjeorgjiane Lasha Shavdatuashvili, në luftën e radhës.

Ndërkohë, fati nuk ishte në anën e Akil Gjakovës, i cili pati një short tejet të vështirë, pasi që në luftën e parë u përball me kampionin olimpik dhe njërin prej xhudistëve më të mirë të dekadës së fundit, azerbajxhanasin Hidayat Heydarov.

Gjakova e nisi mirë përballjen dhe në minutat e para arriti ta kontrollonte luftën, por një moment i pafat e ktheu duelin në favor të Heydarovit.

Xhudisti vendas e shfrytëzoi menjëherë momentin dhe me një tjetër aksion arriti ta përfundonte luftën me Ippon.

Kështu, Akil Gjakova u eliminua që në luftën e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë, ndërsa Dardan Cena vazhdon garën dhe synon ta kalojë edhe pengesën e radhës.

Kampionati Botëror i Xhudos po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit. /telegrafi