Ish-kapiteni i Barcelonës: “Mbappé nuk ka asnjë shans për Topin e Artë”

Ish-kapiteni i Barcelonës: “Mbappé nuk ka asnjë shans për Topin e Artë”

Sport October 09, 2026 - 19:29

Ish-kapiteni i Barcelonës, Tente Sánchez, ka vënë në dyshim mundësitë e Kylian Mbappés për ta fituar Topin e Artë 2026, duke argumentuar se sulmuesi francez nuk ka fituar trofe kolektivë gjatë sezonit.

“Mbappé nuk ka asnjë shans. Këtë vit nuk ka fituar asnjë titull dhe për këtë arsye ka lojtarë të tjerë që janë mbi të”, deklaroi Sánchez në një intervistë për Radio Marca, të zhvilluar me rastin e ditëlindjes së tij të 70-të.

Ish-futbollisti, i cili ishte pjesë e Barcelonës në vitet ’80, në një skuadër ku luante edhe legjenda Diego Armando Maradona, mendon se trofetë e fituar duhet të kenë peshë të rëndësishme në përcaktimin e fituesit të çmimit individual më prestigjioz në futboll.

Sánchez përmendi mes kandidatëve që e meritojnë çmimin mesfushorin spanjoll Fabián Ruiz, Rodri Hernández dhe talentin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Megjithatë, ai nuk e vuri në dyshim cilësinë e Mbappés, duke lënë të hapur mundësinë që francezi ta fitojë çmimin në të ardhmen.

“Nëse fiton diçka vitin tjetër, mund ta meritojë, sepse është një lojtar i madh. Por më duket paksa qesharake kur e konsiderojnë fitues këtë vit”, u shpreh ai.

Sánchez kritikon edhe mungesën e Pedrit dhe Raphinhës

Ish-kapiteni i Barcelonës kritikoi gjithashtu listën prej 30 kandidatëve për Topin e Artë 2026, duke e cilësuar të padrejtë mungesën e dy futbollistëve të klubit katalanas.

“Më duket turp që në mesin e 30 kandidatëve nuk janë as Pedri dhe as Raphinha. Kjo është vërtet e padrejtë”, përfundoi Sánchez.

Fituesi i Topit të Artë 2026 do të shpallet më 26 tetor, në ceremoninë që do të mbahet në Londër. /Zëri