Flick e thumbon Ancelottin: A ishte e nevojshme që Raphinha të luante në Australi?

Flick e thumbon Ancelottin: A ishte e nevojshme që Raphinha të luante në Australi?

Sport October 10, 2026 - 12:57

Hansi Flick nuk e ka fshehur pakënaqësinë për situatën e krijuar me Raphinhan, i cili është kthyer i lënduar nga grumbullimi me Kombëtaren e Brazilit.

Trajneri gjerman, në konferencën për shtyp para ndeshjes së Barcelonës kundër Getafes, ka folur për gjendjen e sulmuesit brazilian, duke lëshuar edhe një thumbim të drejtpërdrejtë ndaj Carlo Ancelottit, për shkak të aktivizimit të tij në miqësoret e zhvilluara në Australi.

“Kontrollet imazherike nuk kanë treguar ndonjë dëmtim serioz, por duhet të reagojmë dhe të kujdesemi për të, sepse sezonin e kaluar pati tri lëndime”, ka deklaruar Flick.

Trajneri i Barcelonës ka konfirmuar se Raphinha nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Getafes dhe as për përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Galatasarayt.

Flicku vë në pikëpyetje vendimin e Ancelottit

Pjesa më e drejtpërdrejtë e deklaratës së Flickut kishte të bënte me vendimin e Ancelottit për ta aktivizuar Raphinhan në ndeshjen ndaj Australisë, pas një udhëtimi të gjatë ndërkontinental.

“Për çdo futbollist është arritje të luajë për kombëtaren. Raphinha jep gjithmonë 100 për qind. Por duhet të mendojmë nëse ishte e nevojshme të luante në Australi, 30 mijë kilometra larg…”, ka thënë trajneri gjerman.

Flick ka pranuar se nuk mund ta ndryshojë situatën, por ka theksuar se duhet ta menaxhojë me kujdes minutazhin e futbollistëve për të shmangur lëndimet e tjera.

Për Barcelonën, mungesa e brazilianit është një goditje e rëndësishme, duke pasur parasysh paraqitjet e tij në fillim të sezonit dhe ndikimin që ka në repartin ofensiv. /Zëri