Dy super ndeshje sonte në basketboll

Dy super ndeshje sonte në basketboll

Sport October 11, 2026 - 10:02

Të dielën, nga ora 17:00, Golden Eagle Ylli pret Pejën në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Ylli vjen pas fitores së parë sezonale, të shënuar javën e kaluar ndaj Sigal Prishtinës, ndërsa Peja synon të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes ndaj Vëllaznimit.

Përballja pritet të jetë mjaft e luftuar, duke marrë parasysh synimet e larta të të dyja skuadrave në këtë edicion.

Xhiron e katërt e mbyll përballja Rahoveci 029 – Sigal Prishtina, të dielën nga ora 19:30 në palestrën “Mizahir Isma”.

Rahovecasit janë skuadra e vetme pa fitore deri më tani dhe do të zhvillojnë ndeshjen e tretë para publikut vendas në katër xhirot e para të sezonit.

Vreshtarët synojnë ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas për të regjistruar fitoren e parë, ndërsa Sigal Prishtina udhëton drejt Rahovecit me synimin për t’u rikthyer te fitorja.