As tek Arsenali as te Man City, Arda Guler e vazhdon kontratën me Realin
Arsenali dhe Manchester City kanë marrë një goditje në planet e tyre për transferimin e Arda Gulerit.
Mesfushori turk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit te Real Madrid, duke i dhënë fund, të paktën për momentin, spekulimeve për një kalim në Premier League.
Kontrata e re deri në vitin 2031
Sipas raportimit të "Goal", 21-vjeçari ka rënë dakord për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2031, dy vjet më shumë se marrëveshja e mëparshme, e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2029.
Arsenali dhe Manchester City kishin kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit gjatë verës, duke i prezantuar planet e tyre dhe duke tentuar ta bindnin të transferohej në Angli.
Megjithatë, Guleri ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Madrid.
Mourinho beson te talenti turk
Ardhja e Jose Mourinhos në stolin e Real Madridit kishte ngritur pikëpyetje për rolin e Gulerit në skuadër.
Megjithatë, mesfushori ka vazhduar të tregojë rëndësinë e tij, ndërsa mbështetjen e ka edhe nga presidenti Florentino Perez.
Në ndeshjen e fundit kundër Romës, Güler kontribuoi me dy asistime, duke ndihmuar Real Madridin të përmbyste rezultatin nga 1-3 në 4-3.
Sipas të dhënave të publikuara nga Goal, turku ka regjistruar një gol dhe pesë asistime në nëntë paraqitje këtë sezon, në të gjitha garat.
Me marrëveshjen e re, Real Madrid siguron shërbimet e një prej talenteve më premtuese të futbollit evropian, ndërsa Arsenali dhe Manchester City duhet të kërkojnë alternativa të tjera për repartin ofensiv. /Zëri