Mirlind Daku bëhet protagonist, shënon dy gola, Spartak Moskë fiton derbin me përmbysje
Sport
October 15, 2026 - 23:42
Mirlind Daku bëhet heroi i Spartakut të Moskës teksa e ndihmoi skuadrën e tij të fitojë derbi me Rodina në Kupën e Rusisë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi një dygolësh në këtë përballje, duke përmbysur rezultatin ndaj rivalëve të qytetit.
Në këtë ndeshje Spartaku i Moskës e pa veten në disavantazhin në fund të pjesës së parë.
Në fillimin e 45 minutave të dyta, Daku arriti të barazojë shifrat në 2-2.
Ndërsa pak minuta më vonë Daku me golin e tij bëri që Spartak i Moskës të kompletojë përmbysjen në rezultat dhe të marrë kryesimin në 3-2.
Më pas Spartaku i Moskës shënoi edhe golin e katërt për ta mbyllur këtë ndeshje me rezultatin 4-2.