S’ka këndellje për Man Unitedin, nuk fiton as ndaj Leedsit
Manchester Unitedi nuk ka arritur të merr më shumë se një pikë në udhëtim te Leeds, në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën Premier.
“Djajtë e Kuq” faktikisht u dominuan nga vendasit, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1-1.
Leeds e nisi më mirë me Nico Elvedin që ishte afër të shënonte një gol të bukur por Lammens me super pritje ia mohoi golin.
Mirëpo, ishte Unitedi që doli në epërsi falë Bryan Mbeumo që e finalizoi për mrekulli asistimin e Youri Tielemans (35’).
Sidoqoftë, menjëherë në pjesën e dytë Leeds e barazoi rezultatin falë Dominic Calvert-Lewin, që u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer (51’).
Unitedi kishte rastin për të mbyllur çështjen e fituesit mirëpo Amad Diallo nuk e shfrytëzoi një mundësi të mirë shënimi.
Kësisoj, Unitedi zë pozitën e 13-të me shtatë pikë ndërsa Leeds në pozitën e shtatë me 10 sosh.