Zekirija Ramadani rikthehet te Gjilani, firmos deri në vitin 2028

Zekirija Ramadani rikthehet te Gjilani, firmos deri në vitin 2028

Sport October 16, 2026 - 20:09

Zekirija Ramadani është rikthyer në postin e trajnerit të Gjilanit, me të cilin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.

Klubi gjilanas e ka konfirmuar marrëveshjen përmes një njoftimi zyrtar, duke e cilësuar rikthimin e Ramadanit si vazhdimësi të bashkëpunimit të mëparshëm.

"Gjilani ka kënaqësinë të komunikoj arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zekirija Ramadani, i cili do të drejtoj skuadrën deri në vitin 2028. Rikthimi i Ramadanit në Gjilan përfaqëson vazhdimësinë e një bashkëpunimi të njohur, duke pasur parasysh përvojën e tij të mëparshme në drejtimin e skuadrës kuqe e bardhë. Në edicionin 2022/23, nën drejtimin e tij, Gjilani siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane dhe arriti deri në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës. Me pesë tituj kampioni të fituar me katër klube të ndryshme, Ramadani vjen me objektiva të qarta dhe ambicie të larta", ka shkruar Gjilani. "Sport Club Gjilani i uron mirëseardhje trajnerit Zekirija Ramadani dhe i dëshiron suksese në drejtimin e skuadrës, me bindjen se së bashku do të punojmë për ta çuar klubin drejt objektivave të përcaktuara".