Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Izrael
Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë gjatë muajit nëntor dy ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës B të Ligës së Kombeve, fillimisht kundër Izraelit në Prishtinë dhe më pas ndaj Irlandës në udhëtim.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se biletat për përballjen ndaj Izraelit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, tashmë janë në shitje.
Çmimet e biletave kanë mbetur të njëjta. Për tribunat Veri dhe Jug, tifozët do të paguajnë nga 20 euro, për tribunën Lindje 30 euro, ndërsa për Perëndim 50 euro. Bileta për sektorin VIP kushton 150 euro.
Përballja me Izraelin do të jetë me rëndësi për “Dardanët”, të cilët synojnë ta përfundojnë ciklin me rezultate pozitive dhe të sigurojnë pozitën e dytë në grup.
Aktualisht, Kosova ka pesë pikë, po aq sa Irlanda, ndërsa Austria kryeson grupin me nëntë pikë. Në anën tjetër, Izraeli renditet i fundit me dy pikë.
Pas ndeshjes në shtëpi ndaj Izraelit, Kombëtraja jonë do ta mbyllë këtë cikël me udhëtimin drejt Irlandës, në një përballje që mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen përfundimtare të grupit.
Tifozët tashmë kanë mundësinë të sigurojnë biletat për ndeshjen në Prishtinë dhe të mbështesin Kosovën në synimin për ta përmbyllur me sukses këtë fazë të garave.