Rekordi i Carlos Velas, një tjetër objektiv i Leo Messit
Sport
October 23, 2026 - 16:51
Lionel Messi e ka një objektiv sportiv në kokën e tij, për të cilin po mendon së fundmi.
Ylli argjentinas i ka realizuar 28 gola në sezonin e rregullt të MLS-së dhe synon t’i afrohet rekordit të Carlos Velas, i cili i kishte shënuar 34 gola në vitin 2019.
Inter Miami i ka edhe tri ndeshje për t'i zhvilluar në këtë fazë të kampionatit, ndaj çdo mungesë mund t’ia vështirësojë Messit mundësinë për ta barazuar rekordin e meksikanit.
Për këtë arsye, vendimi për të udhëtuar drejt Londrës nga Spanja nuk lidhet vetëm me pjesëmarrjen në një ceremoni prestigjioze, por edhe me përgatitjet e Inter Miamit për fazën vendimtare të sezonit.
Pjesëmarrja e Messit në ceremoninë e “Topit të Artë” mbetet e pakonfirmuar. /Zëri