Portieri i Italisë dhe mbrojtësi nga Kosova e marrin shtetësinë shqiptare
Dy lojtarë kanë marrë shtetësinë shqiptare. Bëhet fjalë për portierin nga Italia, Elia Caprile dhe mbrojtësin nga Kosova, Amar Gërxhaliu.
Në dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, thuhet se dy futbollistët kanë bërë kërkesë dhe kanë marrë shtetësinë shqiptare.
Caprile, luan te Cagliari në Serinë A dhe ka qenë pjesë e kombëtares së Italisë, pa mundur të bëjë debutimin.
25-vjeçari ka partneren e tij nga Shqipëria, ndërsa marrja e shtetësisë do të thotë se në të ardhmen mund ta shohim te Kombëtarja kuqezi.
Në krahun tjetër, Gërxhaliu është pjesë Erzurumspor në Turqi.
24-vjeçari nga Kosova, ka qenë pjesë e përfaqësueses dardane, por pa mundur të bëjë debutimin.
Në të kaluarën, ai ka qenë pjesë e Shqipërisë U-18, ndërsa ka luajtur katër ndeshje me Kosovën U-21.