Laporta me mesazh emocionues për Messin: “Me talentin tënd e bëre më të madh klubin e jetës tënde”
Joan Laporta e ka uruar Lionel Messin për marrjen e Çmimit Princesha e Asturias për Sportin 2026, duke i kushtuar një mesazh emocionues në rrjetin social X.
“Me talentin tënd, kontribuove që Barcelona të bëhej edhe më e madhe, klubi i jetës tënde, dje, sot dhe përgjithmonë. Messi dhe Barça, Barça dhe Messi, një histori suksesi e përbashkët, për të cilën ndihemi thellësisht krenarë dhe që dëshirojmë të jetë e përjetshme”, shkroi Laporta.
Presidenti i Barcelonës theksoi gjithashtu se mes Messit dhe klubit katalanas ishte krijuar një lidhje e jashtëzakonshme.
Ndërkohë, Andrés Iniesta deklaroi se kishte qenë fat dhe kënaqësi që bota e futbollit kishte pasur një lojtar si Messi. Jorge Valdano, nga ana tjetër, vlerësoi faktin që Argjentina i ka dhuruar futbollit dy gjeni si Maradona dhe Messi. /Zëri