Gabriel Jesus: Të luaj për Barcelonën ishte ëndrra ime
Gabriel Jesus mezi pret ta luajë El Clásicon e tij të parë me Barcelonën, duke e cilësuar këtë si realizim të një ëndrre të fëmijërisë.
“Të luaj në këtë El Clásico për herë të parë është vërtet një ëndërr. Nuk e kam fshehur kurrë dëshirën time për ta veshur një ditë fanellën e Barcelonës”, deklaroi sulmuesi brazilian për CazéTV.
Ai theksoi se përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit është njëra prej ndeshjeve më të mëdha në botë.
Jesus ka nisur mirë aventurën te Barcelona, me katër gola dhe një asistim në shtatë paraqitjet e para zyrtare.
Braziliani ka edhe një bilanc pozitiv ndaj Real Madridit nga koha te Manchester City, me tri gola dhe një asistim në katër përballje.
Të dielën, ai shpreson ta vazhdojë këtë histori pozitive në fanellën e katalanasve. /Zëri