USB-ja sekrete e Mourinhos që Barcelona e refuzoi, 18 vjet më vonë ruhet ende si thesar

USB-ja sekrete e Mourinhos që Barcelona e refuzoi, 18 vjet më vonë ruhet ende si thesar

Sport October 25, 2026 - 09:23

Një USB e bardhë, me një prezantim prej 27 faqesh, ishte pjesë e planit të José Mourinhos për ta marrë drejtimin e Barcelonës në vitin 2008.

Sipas Goal, duke cituar Mundo Deportivo, trajneri portugez ia prezantoi idetë e tij Marc Inglës, zëvendëspresidentit të atëhershëm të klubit për çështjet sportive, gjatë një takimi në Lisbonë.

Mourinho kishte përgatitur një plan të detajuar, ku këmbëngulte te skema 4-3-3, përdorimi i topit në stërvitje dhe ndryshimet që duhej të bëheshin në skuadër. Ai kishte pikëpyetje për të ardhmen e Ronaldinhos, ndërsa dëshironte të mbante Samuel Eto’on dhe Decën.

Megjithatë, Barcelona zgjodhi Pep Guardiolën, me mbështetjen e Johan Cruyffit. Vendimi hapi rrugën për një epokë historike të klubit katalanas.

Mourinho, i zhgënjyer nga refuzimi, më vonë u bë një nga rivalët më të mëdhenj të Barcelonës, sidomos gjatë periudhës së tij te Real Madridi.

Plot 18 vjet më vonë, Ingla thuhet se e ruan ende USB-në si një kujtim të veçantë të takimit që mund të kishte ndryshuar historinë e futbollit spanjoll. /Zëri