Cucurella, “njeriu i Lamine Yamalit” – Mourinho i beson misionin për ta ndalur yllin e Barcelonës
Një nga duelet më interesante të El Clásicos do të jetë ai mes Marc Cucurellas dhe Lamine Yamalit.
Mbrojtësi i Real Madridit pritet të ketë detyrën për të ndalur yllin e Barcelonës, me të cilin është bashkëlojtar edhe në Kombëtaren e Spanjës.
Lamine e kishte paralajmëruar me humor Cucurellan, duke thënë se në ndeshjen e parë do të luante si titullar, ndërsa në të dytën do të përfundonte në stol, sepse ai do ta “hante” në fushë.
Sipas Mundo Deportivo, José Mourinho e di se neutralizimi i Lamine Yamalit mund të jetë vendimtar për shanset e Real Madridit.
Trajneri portugez shpreson që Cucurella të përsërisë paraqitjen që kishte bërë kur luante te Chelsea, ku arriti ta kufizonte ndikimin e sulmuesit katalanas.
Mourinho ka përdorur edhe më parë lojtarë me detyra të posaçme për të ndalur yjet e Barcelonës, si Pepe dhe Sami Khedira kundër Lionel Messit.
Tani mbetet të shihet nëse Cucurella do ta fitojë duelin me Lamine, apo nëse talenti i Barcelonës do ta mbajë premtimin e tij. /Zëri