Mbappe i ashpër me kritikët: Kush thotë se Reali nuk ka cilësi, është gënjeshtar

Mbappe i ashpër me kritikët: Kush thotë se Reali nuk ka cilësi, është gënjeshtar

Sport October 26, 2026 - 11:27

Kylian Mbappe u është kundërpërgjigjur kritikëve të Real Madridit pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Francezi shënoi dy gola në “El Clasico”, duke arritur njëkohësisht shifrën e 100 golave me fanellën e madrilenëve, në ndeshjen e tij të 116-të me klubin.

“Kur i sheh lojtarët që kemi këtu, kush thotë se nuk ka cilësi është gënjeshtar. Por duhet të bëjmë gjithçka si skuadër dhe si grup”, deklaroi Mbappe për Real Madrid TV.

Sulmuesi theksoi se meritat për fitoren i takojnë të gjithë ekipit dhe paralajmëroi se madrilenët nuk duhet të vetëkënaqen pas këtij triumfi.

Me këtë fitore, Reali u afrua në tri pikë nga Barcelona në garën për titullin e La Ligës. /Zëri