Topi i Artë - biznes prej 16 milionë eurosh, Lamine dhe Mbappe në qendër të vëmendjes

Topi i Artë - biznes prej 16 milionë eurosh, Lamine dhe Mbappe në qendër të vëmendjes

Sport October 26, 2026 - 12:13

Topi i Artë nuk është vetëm një çmim prestigjioz, por edhe një biznes që gjeneron nga 10 deri në 16 milionë euro për edicion, sipas Palco23.

Të ardhurat vijnë nga sponsorizimet, të drejtat ndërkombëtare, shërbimet e mikpritjes dhe licencat.

UEFA dhe Groupe Amaury bashkorganizojnë ceremoninë që nga viti 2024, ndërsa mes sponsorëve të këtij edicioni janë Qatar Airways, Adidas, Topps dhe Hankook.

Në planin sportiv, vëmendja përqendrohet te Lamine Yamal, Kylian Mbappe, Harry Kane, Lionel Messi dhe Rodri. Gara për çmimin e vitit 2026 zhvillohet pa një favorit të padiskutueshëm.

Lionel Messi mbetet rekordmen me tetë Topa të Artë, përpara Cristiano Ronaldos, i cili ka fituar pesë herë. /Zëri