Topi i Artë 2026: Kane, Mbappe apo Yamal? Sonte zbulohet fituesi
Ka ardhur dita e madhe për futbollin botëror. Sonte, në Londër, do të ndahet Topi i Artë 2026, me Harry Kane, Kylian Mbappen dhe Lamine Yamalin si favoritët kryesorë për çmimin prestigjioz.
Ceremonia do të mbahet në teatrin London Palladium, duke nisur nga ora 21:00, sipas kohës lokale italiane.
Për herë të parë pas shumë vitesh, ceremonia nuk do të zhvillohet në Paris.
Gara e këtij viti pritet të jetë ndër më të paparashikueshmet.
Kane vjen pas një sezoni fantastik me Bayern Munichun dhe kombëtaren angleze, ndërsa Mbappe shpreson që golat e shumtë me Real Madridin dhe Francën t’i sigurojnë çmimin individual më të rëndësishëm.
Në anën tjetër, Lamine Yamal synon të kurorëzojë një tjetër vit të madh në karrierën e tij, duke sfiduar dy yjet e futbollit botëror.
Megjithatë, nuk përjashtohen surprizat, pasi në mesin e 30 kandidatëve janë edhe emra si Lionel Messi, Khvicha Kvaratskhelia, Michael Olise dhe Ousmane Dembele.
Lautaro Martinez renditet në vendin e 22-të, duke qenë përfaqësuesi i vetëm i Serie A-së në listën e finalistëve.
Gjatë ceremonisë do të ndahen edhe çmime të tjera, përfshirë Topin e Artë për femra, Trofeun Kopa për talentin më të mirë të ri, Trofeun Yashin për portierin më të mirë dhe Trofeun Gerd Müller për golashënuesin më të mirë.
Tashmë, vëmendja është te Londra, ku do të zbulohet emri i futbollistit që do të shpallet më i miri në botë për vitin 2026. /Zëri