Harry Kane shpallet sulmuesi më i mirë i vitit: Sezoni më i mirë i karrierës sime
Harry Kane ka fituar çmimin për sulmuesin më të mirë të vitit në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun dhe kombëtaren e Anglisë.
Sulmuesi anglez realizoi 73 gola gjatë sezonit 2025/26 me klubin dhe përfaqësuesen, duke regjistruar sezonin më të mirë të karrierës së tij.
“Ka qenë pa dyshim sezoni më i mirë i jetës sime. Të shënosh 73 gola flet vetë dhe jam jashtëzakonisht krenar për këtë”, ishte shprehur më herët Kane.
Megjithatë, gara për çmimet individuale mbetet e hapur, ndërsa sulmuesi i Bayern Munichut ka theksuar se fituesi i “Topit të Artë” vendoset nga votuesit.
Me këtë vlerësim, Kane merr një tjetër shpërblim për sezonin e tij mbresëlënës, në të cilin u shndërrua në një nga golashënuesit më produktivë të futbollit evropian. /Zëri