Kane i pari, Mbappe e Yamali e plotësojnë podiumin – zbulohen pozitat e Messit dhe yjeve tjerë
Sport
October 27, 2026 - 00:23
Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, duke lënë pas Kylian Mbappen dhe Lamine Yamalin, të cilët përfunduan përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Në listën zyrtare të dhjetë futbollistëve më të mirë të vitit, pas treshes së parë renditet Rodri Hernández në vendin e katërt, ndërsa Lionel Messi zë pozitën e pestë.
Khvicha Kvaratskhelia është i gjashti, i ndjekur nga Ousmane Dembélé në vendin e shtatë dhe Erling Haaland në të tetin.
Top 10-shen e plotësojnë Michael Olise në vendin e nëntë dhe Fabián Ruiz në pozitën e dhjetë.
Renditja zyrtare e Topit të Artë 2026:
Harry Kane
Kylian Mbappé
Lamine Yamal
Rodri Hernández
Lionel Messi
Khvicha Kvaratskhelia
Ousmane Dembélé
Erling Haaland
Michael Olise
Fabián Ruiz.