Harry Kane: “Jam vërtet pa fjalë”

Harry Kane: “Jam vërtet pa fjalë”

Sport October 27, 2026 - 00:04

Harry Kane, fituesi i Topit të Artë 2026, nuk i fshehu emocionet pas triumfit në ceremoninë e mbajtur në Londër.

“Jam vërtet pa fjalë. Të jem këtu në Londër është diçka e veçantë. Falënderoj të gjithë ata që më votuan”, deklaroi sulmuesi anglez pas marrjes së çmimit prestigjioz.

"E imagjinoj sa e vështirë ka qenë, pasi kishte shumë futbollistë të mëdhenj të nivelit botëror. Urime të gjithë kandidatëve dhe falënderoj bashkëlojtarët e mi te Bayern Munichu. Pa ju, asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur. I dërgoj një përqafim Vincent Kompanyt", përfundoi ish-futbollisti i Tottenhamit. /Zëri